​Maqedoni, Sela: Zgjidhje për gjuhën 
shqipe, ndryshe bëjmë shtet paralel

MAQEDONI- Kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela, ka ashpërsuar gjuhën ndaj liderëvë politik në Maqedoni, pasi sipas tij shqiptarët po mashtrohen.

Në emisionin Click Plus në Tv 21, ka thënë se askush nuk e ka të drejtën që t’i imponoj atij një flamur apo himn.

“Mjaft u mashtruam për 25 vite me radhë, ka ardhur momenti që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, do të ndërtojmë shtet paralel, sepse nuk kemi kohë për të pritur dhe nuk do të mashtrohemi”, është shprehur Sela.

Gjithashtu kreu i LR-PDSH ka folur dhe për himnin dhe flamurin maqedonas.

”Për deri sa unë nuk jam pyetur kur na janë servirur hymni dhe flamuri në kushtetutën e vitit 1991 dhe ne si shqiptar nuk jemi pyetur aspak unë asnjëherë nuk do të respektoj atë himn apo atë flamur ”, tha ai.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen