Pas dy ditësh kombëtarja shqiptare do të përballet me Maqedoninë në stadiumin e largët të Strumicës, ku djemtë e Panuccit do të shkojnë për fitore.
 
Në këtë stadium të vogël që ka kapacitet prej 6500 vendesh për tifozët kuqezinj janë rezervuar vetëm 450 vende nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
 
Stadiumi i Strumicës ndodhen në kufi me Bullgarinë dhe vetëm kohët e fundit i është bërë një rikonstruksion provizor në mënyrë që të plotësoheshin kushtt për të pritur një ndeshje kualifikuese për Botërorin Rusi 2018.
 
Ky internim që i bëhet kombëtares shqiptare nuk është pritur mirë nga tifogrupet të cilat janë shprehur se kjo bëhet vetëm për të ulur numrin e tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com