​Maqedoni, zgjedhjet lokale
partitë politike dorëzojnë listat

​Maqedoni, zgjedhjet lokale<br />partitë politike dorëzojnë listat
Partitë politike, grupet zgjedhore dhe Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) kanë dorëzuar listat e kandidatëve brenda afatit që përfundoi mbrëmë në mesnatë.
 
Pavarësisht se kandidatët  janë prezantuar më herët para opinionit publik tashmë janë zyrtarizuar edhe në KKZ.
 
Ndërkohë KKZ ka afat 48 orë për të deklaruar nëse listat janë dorzuar brenda afatit dhe në përputhje me Kodin zgjedhor, po ashtu edhe kandidatën kanë afat 48 orë për të hequr parregullsitë në dosjet e tyre.
 
 
Më 21 shtator KKZ-ja i shpall listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetar komune,
ndërsa në ato komuna në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, janë botuar pranë alfabetit maqedonas dhe cirilik dhe në gjuhën zyrtare.
 
 Zgjedhjet e 15 tetorit janë të gjashtat në radhë dhe do të zhvillohen në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.  

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza