​Marokenët shkëmbejnë sms
panik te shikuesit në kinema

​Marokenët shkëmbejnë sms<br />panik te shikuesit në kinema
Frika për një atentat të mundshëm pushtoi të hënën sallën e një kinemaje në Torino. Kinemaja, ku transmetohej filmi "Passengers" u zbraz për pak minuta nga rreth 150 spektatorët e pranishëm.
 
Shkaku i frikës ishin mesazhet e shkëmbyera nga një familje marokene, në të cilën bënin pjesë edhe dy shurdhmemecë. Shikuesit i interpretuan mesazhet si përgatitje për një sulm të mundshëm dhe braktisën sallën. Filmi u ndërpre dhe administratorinjoftoi karabinierët.
 
"Janë situata që tregojnë mungesë tolerance dhe informacioni, ndonëse mund të kuptohet frika e njerëzve", thotë Mohamed Jamoul, eksponent maroken i Konsultës Rinore në Këshillin Rajonal të Piemontes.
 
"Vajza ime na kishte blerë bileta për filmin, por kur u shfaq një skenë nudo, duke qenë shurdhmemece dhe e ulur në një radhë tjetër, më shkroi në një mesazh në WhatsApp për të më shpjeguar se nuk donte të tregonte mungesë respekti karshi prindërve", thotë për La Stampa Souad Ghennam, 45 vjeç, prej 15 vjetësh në Itali, nëna e vajzës që kishte shkuar në kinema me prindërit dhe të fejuarin italian.

marokenia
Souad Ghennam, 45-vjeçarja marokene që u mendua si terroriste

Shkëmbimi i mesazheve shkaktoi panik mes spektatorëve. "Nuk jam ndier kurrë më e turpëruar. Si mund të mendonin se isha terroriste? Thjesht sepse mbaj shami?", pyet gruaja.
 
"Ky tani është vendi im, një nga fëmijët e mi është lindur në Itali. ISIS nuk është Islami, janë disa të marrë që nuk kanë të bëjnë me fenë".
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf