​Marrëveshja e Parisit, SHBA:
S’kemi ndryshuar pozicion

​Marrëveshja e Parisit, SHBA:<br />S’kemi ndryshuar pozicion
Pas një takimi të ministrave të Mjedisit gjatë së shtunës, Komisioneri europian për Klimën, Miguel Arias Canete tha se zyrtarët e Trumpit kishin lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund edhe t’i qëndronin marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ose të rishikonin kushtet e saj.
 
Por Shtëpia e Bardhë i ka mohuar këto pretendime duke theksuar se nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e Shteteve të Bashkuara.
 
Në qershor, presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja.
 
Ai theksoi në atë kohë se ky vendim ishte pjesë e “detyrës së tij solemne për të mbrojtur Amerikën” dhe se do të kërkonte një marrëveshje të re, që nuk do t’u sillte disavantazhe bizneseve amerikane.
 
Megjithatë, gjatë vizitës së tij në Francë në muajin korrik, Trump dha sinjalet se Shtetet e Bashkuara mund të përmbysnin pozicionin e tyre ndaj marrëveshjes, por pa e shprehur ekzaktësisht këtë. “Diçka mund të ndodhë në lidhje me akordin e Parisit, por le të presim e të shohim se çfarë”, ka thënë ai.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza