​Marrëveshje PS-PD pa të vegjlit?
Aleatët e Bashës: E pamundur!

​Marrëveshje PS-PD pa të vegjlit?<br />Aleatët e Bashës: E pamundur!
TIRANË-Dialogu mes PS e PD për zgjidhjen e krizës do të jetë gjithëpërfshirës apo vetëm mes dy partive të mëdha, është dilema që po mundon sot krerët e partive.

Formati i takimit nuk është përcaktuar ende, por aleatët e PD, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe i Demokristianëve, Nard Ndoka kanë përjashtuar faktin se PD do bëjë pazare pas kurrizit të tyre.

Për Shqiptarja.com ata shprehen se nuk ka asnjë skenar PD-PS pa të vegjlit dhe se Basha ua ka garantuar këtë në mënyrë maksimale, ndryshe nga Rama theksojnë ata që sipas tyre, ka qenë promotor i këtyre pazareve.

Duhet dialog thelbesor për të zgjidhur situatën politike. Cështja e përfaqësimit është sekondare, por e rëndësishme është që zoti Basha është shprehur se do ketë konsultime edhe me aleatët i e rëndësishme është të dëgjohet zëri opozitar dhe jo interesa specifike.
Të gjithë do jemi në një gjykim të përbashkët për cdo zhvillim të tryezës dhe emrat e përfaqësimit në tryezë nuk kanë rëndësi”, tha Mediu cili shtoi më tej se, “Reflektimi i zotit Basha nuk ka të bëjë me interesin specifik të PD apo të partive, por me interesin e qytetar. S’ka asnjë skenar PD-PS kam kontakt të vazhdueshëm më Bashën për këtë cështje dhe kam bindjen që Basha do të ndjekë atë linjë që nuk është vetëm interesi i tij, por i qytetarëve
”, u shpreh Mediu.
 
Idea është të ketë dialog. Republika e re ka një premtim jashtë pazareve politike, jashtë interesave të ngushta për një kryetar partie apo një parti, por për të vendosur standarde kjo është e qartë nga opozita
Problemet qëndrojnë tek maxhoranca brenda koalicionit,  por një format përtej dy partive politike do të ishte më i besueshëm.
Ka një tendencë nga ana e PS në mënyrë permanentet për të eleminuar partitë e tjera për të goditur pluralizimin politik, ka pasur edhe një bashkëpunim me PD në 2008, por tani ka një kthesë. E ka premtuar zoti Basha, por për fatin e mirë ne si opozitë jemi të organizuar në këtë aksion politik.
Nuk do të ndodhë skenar i tillë për faktin se ka ndodhur mjaft me këto marrëveshje pazaresh që janë bërë në këto vite dhe promotor i këtyre pazareve për fatin e keq ka qenë zoti Rama kur ishte në opozitë ndërsa sot kërkesat e PD janë për standarde, pra nuk po i kërkon as lëshim e as pazare PS-së.
Nëse ndodh e kundërta tek PS, nuk besoj që zoti Basha do të bëhet pjesë e tentativave për të goditur aleatët e vet
Në kërkojmë tashmë standarde e kjo është e rëndësishme dhe kjo është e rëndësishme e dhe për LSI dhe partitë e tjera të mashorancë
s”, tha Ndoka. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot