TUNIZI-Familja e personit që dyshohet se e kreu sulmin në Berlin më 19 dhjetor, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi, prej nga e ka prejardhjen i dyshuari, Anis Amri. Ata pohojnë se i dashuri i tyre nuk është autori.
Nëna e tij shprehet se nuk kishte parë kurrë shenja se djali i saj ishte radikalizuar. Në telefonatat e fundit që kishte bërë me të birin kohët e fundit, ai i kishte treguar se luante muzikën tuniziane në Berlin, pyeste për të afërmit dhe madje u tregonte dhe vaktet që përgatiste për të ngrënë.
Sipas familjarëve, Anis Amri është i pafajshëm dhe dikush tjetër e ka kryer krimin.
Vëllai i tij, Abdelkader, thotë: “Jam i sigurt se nuk e ka bërë ai. Ai kishte shpirt artisti, ai kënaqej të luante teatër e të gatuante. Ishte gëzimi i familjes”.
Por ndërkaq ata nuk tregojnë se në moshën 18-vjecare, Amri është dënuar për drogë e për grabitje me armë në Tunizi dhe ka qenë ky momenti kur është arratisur drejt Italisë për t’i shpëtuar dënimit me burg.
Anis Amri u eliminua dje nga policia italiane pas një shkëmbimi me armë në Milano.
Ai konsiderohet si autori i sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku humbën jetën 12 persona, ndërsa u lënduan 49 të tjerë.
Ndërkohë familjarët kërkojnë me insistim trupin e Anis Amri.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Tunizisë, Bouraoui Limam ka thënë se ai pret që trupi i pajetë i Anis Amrit të kthehet në vendin e tij të lindjes, porse kjo do të marrë kohë pasi fillimisht do të kryhen ekzaminime nga hetuesit italianë, gjermanë dhe ata të Tunizisë.

(Nena e Anis Amri)

(Anis Amri i vrare)

(Anis Amri duke folur per nje video ku premton vrasje ne emer te ISIS)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com