​Masakra në Las Vegas, ende
mister motivi i vrasësit milione

​Masakra në Las Vegas, ende<br />mister motivi i vrasësit milione
Nga dhoma e hotelit në banesën e Stephen Paddock janë gjetur jo pak, por 42 armë dhe lëndë ekspolizive, ndërsa në automjetin e tij u gjet nitrat amoni. Tragjedia është konsumuar në vetëm 9 sekonda kohë, aq sa mjaftoi për tu marë jetën dhjetëra njerëzve. Nga ana tjetër nuk bind deklarata e Isis, sipas së cilës , atentatori ishte ushtar I tyre. Hetuesit thonë se nuk kanë gjetur prova që lidhin Paddock me militantët isis. Policia po punon për të zbuluar motivet që e cuan 64 vjecarin të kryente një masakër të tillë. Të shtënat në Las Vegas provokuan 59 tëvdekur e 527 të tjerë të plagosur .

Stephen Paddoc, hapi zjarr me pushkë automatike nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay, gjatë kohës që po zhvillohej festivali i muzikës country. Tragjedia e Las Vegasit u konsiderua ndër vrasjet masive më të mëdha në historinë e SHBA-së, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, e cilesoi sulmin “ akt djallëzor” dhe shprehur “ trishtim, troditje dhe pikëllim” për të gjithë vendin. Autori i masakrës së Las Vegasit, i cili vrau 59 njerëz dhe plagosi 527 të tjerë mbrëmjen e së dielës, ishte një multimilioner. Mediat raportojnë se ai kishte mbledhur një arsenal armësh, 23 të tilla në dhomën e tij në hotel Mandalay Bay, të cilën më pas e kishte shndërruar në një fole snajperi përpara se të hapte zjarr mbi turmën e mbledhur.

Paddock, 64 vjeç, kishte bërë miliona nga marrëveshjet e pasurive të paluajtshme, sipas vëllait të tij. Ai gjithashtu zotëronte dy aeroplanë dhe disa prona në të gjithë SHBA-në dhe dukej normale larg pasioni i tij për lojërat e fatit. Paddock kishte jetuar në 27 rezidenca në Nevada, Florida dhe Teksas. Mediat raportojnë se bënte një jetë të qetë dhe arsyeja e sulmit mbetet mister. Vëllai i tij e përshkruan Paddock si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën.

Kontabilisti në pension kishte punuar si auditor i brendshëm në Lockheed Martin për tre vjet në fund të viteve 1980, dhe ishte një menaxher dhe investitor në komplekset e apartamenteve që ndodheshin në Mesquite, Teksas dhe Kaliforni, përmes të cilave u bë milioner, tregon më tej vëllai i tij.Paddock kishte licenca të gjuetisë dhe të peshkimit sipas të dhënave publike, si dhe licencën e pilotit, por nuk kishte të dhëna kriminale në shtetin e Nevadës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga