BERLIN-Shoferi polak i kamionit vrasës në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin është qëlluar me thikë e më pas është vrarë.
Lukasz Urban, 37 vjeç, babai i një fëmije, u vra në kamionin 25 tonësh në sheshin Breitscheidplatz bashkë me 12 persona ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Punëdhënësi i tij, gjithashtu polak, Ariel Zurawski, tha se Urban ishte kushëri i tij dhe se nuk kishte gisht në ngjarjen e rëndë. Sipas tij, pakistanezi e ka marrë peng Urban dhe e ka therur, kjo dhe nga shenjat që i kanë gjetur në qafë.
Në një foto të treguar nga Zurawski, shfaqet shoferi i kamionit i buzëqeshur, ndërkohë në një foto tjetër, shfaqet Urban i vrarë, imazhe të shkëputura nga CCTV.
Alarmi për firmën polake ra kur GPS i kamionit po sinjalizonte se po drejtohej gati nga një ‘fillestar’.
Në orën 07:34, kamioni u fut me shpejtësi në treg duke marrë përpara njerëzit që hasi në rrugë. Një tmerr, mbi 12 persona u vranë, rrugët u lanë me gjak, ndërsa mbi 50 të tjerë përfunduan me plagë në spital.
Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një person, por dyshimet janë se është kapur i gabuari.
[gallery]20223[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO