​Mattis e Tillerson: SHBA nuk synon
ndryshimin e regjimit në K. Veriut

​Mattis e Tillerson: SHBA nuk synon<br />ndryshimin e regjimit në K. Veriut
SHBA nuk synon ndryshimin e regjimit në Phenian apo përshpejtimin e ribashkimit të gadishullit korean, kanë deklaruar gjatë ditës së hënë dy zyrtarët amerikanë në fushën e mbrojtjes dhe të diplomacisë.
 
Jim Mattis dhe Rex Tillerson pohuan në një editorial të botuar nga “Wall Street Journal” se SHBA nuk po kërkon pretekst për të pozicionuar trupat në veri të zonës së demiliratizuar (zonë që shënon kufirin mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut).
 
"Nuk kemi aspak dëshirë t’i bëjmë keq popullit koreano-verior që ka vuajtur shumë dhe që nuk duhet të barazpeshohen me regjimin armiqësor të Phenianit", shprehen Mattis dhe Tillerson.
 
Ky mesazh vjen si kundërpeshë e deklaratave mjaft të ashpra të publikuara njw javw mw parw nga Trump pas një sërë provokimesh nga Koreja e Veriut.

Gjithashtu zyrtarët kanë folur dhe për rolin e madh që ka Kina në paqen dhe stabilitetin në rajon.
 
“Nëse Kina kërkon të luajë një rol më aktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin, përfshirë ne të gjithë, dhe Kinën në vend të parë do të nxjerrim përfitimet më të mëdha, ajo duhet të marrë vendimin për të ushtruar ndikimin e saj diplomatik dhe tregtar mjaft vendimtar në lidhje me Korenë e Veriut”, shprehen zyrtarët e lartë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë