​Mbështetja e Doshit për Ramën
Bushati: PS s’ka nevojë për individë të tillë

​Mbështetja e Doshit për Ramën<br />Bushati: PS s’ka nevojë për individë të tillë
SHKODER-Pas deklaratës që Tom Doshi bëri një ditë më parë në dalje të Prokurorisë ku tha se duke kandiduar në Shkodër mbështet Edi Ramën, një reagim vjen nga Ditmir Bushati.

Në një takim elektoral në Vaun e Dejës, Bushati tha se vota për Partinë Socialiste nuk ka pse ngatërrohet me thirrje që vijnë nga individë partizash.

Me datën 25 ka vetëm një zgjedhje për ne dhe ky është Edi Rama me Partinë Socialiste, numrin dy.
Ne nuk kemi nevojë as për mik, as për kandidatë të tjerë që dalin lart e poshtë nëpër televizion që thotë na i jepni votat ne se edhe ne do të mbështesim Edi Ramën.
Por po të ishte puna kështu nuk do të ishim në parti të ndryshme, do të ishim të gjithë në të njëjtën parti.
Nuk kemi nevojë as për me dëgju  parti të tjera që vijnë me forma të tjera me penetru, edhe këtu, ne kemi parë në fund të ditës së çfarë kanë bërë.
Bamirësit janë në fondacione bamirësie, kishat dhe xhamitë i ndërtojnë institucionet fetare.
Unë kam përshtypjet se kjo zonë ka të drejtë për të zgjedhurit e tyre
” ka thënë Bushati në Vaun e Dejës.

Ndërkohë Tom Doshi një ditë më para garantoi se do të fitojë 3 deputetë në Shkodër nën siglën e PSD të Gjinushit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë