TIRANE- Dikur i shihnim krah kryetarit në tryezat e grupit parlamentar, por në këtë mbledhje të sotme në selinë e Partisë Demokratike, ata shfaqen në cep.
Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës, mbështetur në një stol tek muri, ndërsa në mes të tryezës bien në sy Ervin Salianji, Grida Duma e Nevila Xhindi si dhe demokratë të tjerë të rinj, bashkëpunëtorë të afërt me Bashën.
Në rreshtat e parë nuk bën përjashtim as Albina Deda, pavarësisht se gjasat që ajo të jetë sërish në listat e deputetëve janë të pakta.
Bëhet fjalë për mbledhjen e PD me partitë e vogla aleate, ku shihet Dashamir Shehi që duket sikur i thotë, "Majlinda, po ti nuk e ke vendin aty" dhe deputetja i kthehet me një të qeshur, pasi siç thotë ajo pas arritjes së marrëveshjes, ka "dy ditë që qesh".
Të dy këta deputetë të PD-së kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël.
Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha e cila shënon edhe futjen e opozitës në zgjedhje, Bregu duket se e ka ndjerë veten që tani jashtë listave të PD-së dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Basha thjesht sa për numër.
Mbetet për t'u parë nëse e njëjta gjë vlen edhe për Astrit Patozin, i cili gjithashtu ka shprehur jo pak rezerva për drejtimin e opozitës dhe lidershipin e Bashës.
[gallery]22343[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com