​Mbledhja e PD, Bregu e Topalli
kundër: Jo bojkot Kuvendit

​Mbledhja e PD, Bregu e Topalli<br />kundër: Jo bojkot Kuvendit
TIRANË-Partia Demokratike do të vijojë betejën parlamentare në parlament në mbështetje të platformës së opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ndërsa është përcaktuar se PD është në mbështetje të plotë për votimin elektronik si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por mbledhja me dyer të mbylluar është shoqëruar me diskutime mes deputetëve ku u argumentuan mendimet Pro dhe Kundër bojkotit kuvendor e madje edhe opsioni për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Ishte fillimisht deputeti Genci Ruli i cili mësohet të ketë enë që për të siguruar zgjehdje normale duhet parë opsioni për shtyrjen e datës 18 qershor. Por në këtë diskutim ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur kundër kësaj ideje duke thënë se nuk ka asnjë arsye për ti shtyrë mandatin kësaj qeverie. Gjithashtu mësohet se zonja Topalli është shprehur kundër bojkotit të kuvendit, duke e parë këtë si një opsion që nuk i shërben Partisë Demokratike.

Kjo çështje u ngrit fillimisht nga Edmond Spaho i cili tha se, bojkoti i Kuvendit duhet parë si një mekanizëm që duhej përdorur si presion ndaj qeverisë, por edhe në kushtet kur memorandumit të opozitës i janë bashkuar 22 parti politike. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ka folur për një strategji të protestave dhe të bojkotit kuvendor. Në këtë pikë deputetja Majlinda Bregu është shfaqur kundër bojkotit ndërsa ka ngritur pikëpyetjet nëse PD është e gatshme për protesta.

Sipas Bregut, jo 22 por 52 parti ti bashkohen popozitës përgjegjësia për këtë proçes i takon Partisë Demokratike. Sipas saj, PD duhet të ishte duke punuar me degët. Në të njëjtën linjë edhe ish-kryeministri Berisha duke mos e parë si opsion bojkotin e kuvendit mësohet të jetë shprehur se beteja e PD duhet të fokusohet për garantimin e zgjedhjeve të lira ndërsa ka kërkuar më shumë vëmendje në struktura.

Ndërkaq kryetari Basha ka informuar parlamentarët demokratë për takimin me partitë e koalicionit opozitar ku 22 parti , përfshi këtu edhe PBDNJ dhe AK nënshkruan memorandumin për zgjedhje të lira ku votimi e numërimi elektronik është kërkesë e patejkalueshme. Nën një deklaratë të kryetarit Basha thuhet se zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. “Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. do justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit”. Thuhet në deklaratën e Bashës.

Grupi parlamentar i PD diskuton opsionin për bojkot të Kuvendit, Bregu debat me koleget

Topalli: Jam kundër bojkotit, Betejat t'i bëjmë në Kuvend. Jam dhe kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Spaho: Të dalim nga parlamenti për presion. Kemi memorandum me 22 parti

Bregu: Nuk jam për të bojkotuar parlamentin

Ristani: Të përshkallzojmë me bojkot e protesta

Bregu: A jemi të sigurt se kemi mundësi dhe jemi në gjendje për protesta?

Bregu: Jo 22 parti por 52 me qenë aleatë tanë, barra është e jona

Berisha: Pika me kritike në 4 vjet. Dekriminalizimi, sakrifikuam 6 muaj por ja dolëm. Sot i gjithë territori me banda të ministrave e deputeteve. Opozita të përdorë tërë potencialin për zgjedhje të lira e të ndershme. Misioni ynë, t’u rikthejmë besimin në institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Skicofreni tërë mediat nga mëngjesi në darkë

Bregu: Unë jam kundër bojkotit të parlamentit.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!