​Mblidhen komisionet parlamentare
miratojnë axhendën e pr/ligjeve

​Mblidhen komisionet parlamentare<br />miratojnë axhendën e pr/ligjeve
Komisionet e përhershme të Kuvendit të Shqipërisë, zhvilluan paraditen e djeshme, mbledhjet e para për këtë legjislaturë parlamentare.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, si edhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publike miratuan kalendarin e punimeve për një periudhë të caktuar kohore.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Komisioni për Politikën e Jashtme miratuan kalendarin e punimeve për periudhën 18 shtator – 6 tetor 2017. Ndërsa, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi programin e punimeve për periudhën 18 shtator – 28 shtator 2017.

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, gjatë mbledhjes miratoi kalendarin e punimeve për periudhën 18 shtator – 6 tetor 2017.

Ndër të tjera, ky komision mori vendimin për t’i paraqitur Konferencës së Kryetarëve, kërkesën për formimin e tre nënkomisioneve parlamentare të lidhura direkt me komisionin. Kërkesa konsiston në krijimin e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, Nënkomisionin e Administratës Publike dhe Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni i Çështjeve Ligjore
Duket se peshën më të rëndë nga Komisionet e ka Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, drejtuar nga deputeti socialist, Ulsi Manja, ndaj është parë e arsyeshme ngritja e nënkomisioneve që lidhen me këtë Komision; pasi shumicën e projektakteve, nga 46 çështje 26 prej tyre që do të shqyrtohen kanë përgjegjës këtë komision.

Çështjet që do të shqyrtohen nga ky Komision, fillojnë me projektligjin për nëpunësin civil, ku në nenin 2, të ligjit “Për nëpunësin civil”, është propozuar që ky ligj të përfshijë edhe punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Projektligji për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të rishqyrtohet (depozituar që në vitin 2015) po nga ky komision.

Gjithashtu do të rishqyrtohet projektligji i propozuar nga një grup prej 35 deputetësh, për “një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, që lidhet kryesisht me heqjen e lirisë dhe me objektivat sociale, të cilat janë cenuar së shumti kohët e fundit.

Ndërsa një grup deputetësh të Partisë Demokratike, kanë propozuar  shqyrtimin e projektvendimit “Për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm”.

Deputeti Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i këtij komisioni, është nismëtari për  projektligjin për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe projektligjet për profesionin e avokatit dhe juristit.

Komisioni për Çështjet Ligjore do të shqyrtojë edhe projektligjin për  tarifat dhe shpenzimet gjyqësore. Disa shtesa janë propozuar për ligjin e menaxhimit të sistemit buxhetor dhe për ekzekutimin e vendimeve penale. Ndër të tjera ky komision ka për të shqyrtuar projektligjin “ Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.

Komisionet e tjera
Mes shumë projektligjeve që do të shqyrtohen  është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’, i cili ka përgjegjës Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Ndryshimi është debatuar shumë në mandatin e parë të qeverisë Rama, pasi sipas ambientalistëve kishte qëllim importin e mbetjeve nga jashtë.

Por qeveria dhe teksti i projektligjit përcakton vetëm importin e mbetjeve për riciklim që shërben si lëndë e parë për industrinë. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të shqyrtojë projektligjin për një ndryshim në ligjin “ Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.  Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për programin “Forcimi i  Policimit të Komunitetit në Shqipëri”, do të shqyrtohet nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
 
Projektligje në programin e punës së Kuvendit 
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime për gjuetinë”,Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes,ndërmjet Këshillit të Ministrave së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016, faza II”,Komisioni për Ekonominë dhe Financat

-Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, Komisioni për Çështjet Ligjore

-Akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e
vitit 2017”, Komisioni për Ekonominë dhe Financat

-Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit

-Projektvendim “Për një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit”, Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid