Mbytjet në plazhe, Vasili: Rama
vë nota, nuk i dhemb për qytetarët
Kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sot pas as tragjedisë në Zvërnec ku humbën jetën 3 të rinj.
Kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sot pas tragjedisë në Zvërnec ku humbën jetën 3 të rinj.
Ai ka sulmuar Agjencinë e Bregdetit, duke e vlerësuar me notën zero pas tragjedive të ndodhura.
Vasili sulmoi edhe kryeministrin Rama duke thënë se është një Kryeministër që vë nota dhe që nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën në plazhe.
“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë.
Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.
Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s' kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.
Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.
Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë.”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit në facebookAuron Tare: Vasili të interesohet në MinistriDrejtori i Agjencisë së Bregdetit Auron Tare ka reaguar ndaj deklaratës së kreu i grupit parlamentar të LSI që ka kritikuar qeverinë për rastet e mbytjeve në plazhe.
Tare i sugjeron Vasilit të informohet për cështjet e turizmit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizimit.
“Duke e falenderuar Z. Vasili per shqetesimin e tij per ceshtjet e bregdetit (edhe pse me pak vonese) per ceshtjen ne fjale do ta keshilloja qe te merte nje info me te detajuar aq me shume kur i ka te gjitha mundesite te informohet per ceshtjet e turizmit nga burime shume te besueshme ne Ministrine e Ekonomise dhe Turizmit”.
Redaksia Online
J.Sh.d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45