​Mc Allister: I kënaqur që
qeveria e opozita gjetën zgjidhje

​Mc Allister: I kënaqur që<br />qeveria e opozita gjetën zgjidhje
Gjermani David Mc Allister i cili ndërmjetësoi para pak kohësh që palët në Shqipëri të arrinin një marrëveshje, shprehet i kënaqur që përpjekja e tij nuk shkoi dëm. Ai thotë se kanë rezultuar të suksesshme përpjekjet e BE dhe të SHBA për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

Mc Allister, i cili propozoi dhe një paketë me propozime nga ku do të buronte zgjidhja sipas tij, thekson në këtë reagim të sotëm se, zgjidhjet mund të arirhen në cdo kohë kur ka vullnet për dialog.

“Unë jam i kënaqur që përpjekjet ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshëm në fund. Mesazhi kryesor është se zgjidhjet e qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita të kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin”, tha Mc Allister.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan