​Mesila Doda ironizon Bashën:
Bëhu lider i PD pastaj i opozitës

​Mesila Doda ironizon Bashën:<br />Bëhu lider i PD pastaj i opozitës
Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të partisë demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi PDIU-në për votat pro në këshillin bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook, Mesila Dode i kërkon Bashës që në fillim të bëhet lider i PD-së, pastaj i opozitës.

Postimi i plotë i Mesila Dodas në facebook:
Kryetari I PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 majit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak.
Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider I PD, e me pas te kerkoje te behet lider I opozites. 
Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera. Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU I jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.
Sot vazhdon ende teatri I rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone... fajin e kane te tjeret...
Keshilltaret e PDIU kane parashtruar kerkesat e tyre per permirsimin e kesaj inisiative dhe do shpjegojne personalisht dhe arsyet qe mbeshtetja e tyre vijoi per kete çeshtje, por kryetari i PD eshte i fundit qe mund te flas per opozite reale dhe bashkpunim me ne apo forca te tjera ndaj te cileve nuk ka kursyer asnje goditje apo marreveshje nate.

mesila fb
    Postimi i Mesila Dodas në facebook

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë