​Mesila Doda sulmon PD-në: S’ka
demokraci, dikur më bënin gjyqin

​Mesila Doda sulmon PD-në: S’ka<br />demokraci, dikur më bënin gjyqin
Partia Demokratike është në udhëkryq, ndërsa eksponentë të saj janë rreshtuar në dy kampe, pro dhe kundër Bashës.
 
Figurat e PD kundër Bashës akuzojnë kreun e ngrirë të tyre se me anë të procesit zgjedhor po cenon demokracinë e brendshme të partisë.
 
Këtë situatë e ka komentuar edhe ish-deputetja e PD, Mesila Doda e cila përmes një statusi në Facebook thotë se shumë prej atyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që i bënin gjyqin publik para dy vitesh e deri para pak javësh.
 
“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…
 
Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD, ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme, kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…”
, shkruan Doda.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit