​Meta: 600 mijë të rinj zgjedhin LSI
forcë të parë, të bëhemi 1 mln

​Meta: 600 mijë të rinj zgjedhin LSI<br />forcë të parë, të bëhemi 1 mln
SARANDE-E ndërsa Rama e Basha bëjnë thirrje që të mos votohen partitë e vogla, Meta sfidon duke u shprehur se 600 mijë të rinj kanë zgjedhur LSI si forcë të parë politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) organizoi një takim me banorë të Sarandës ku janë prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se tashmë vendimi është marrë dhe se 600 mijë të rinj e kanë vendosur ta zgjedhin LSI-në forcë të parë. Meta tha se ky numër duhet të shkojë në 1 milionë.
“Vendimi është marrë: 600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë. Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve. Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë. LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para. Duke i dhënë drejtimin e Shqipërisë dhe të qeverisë LSI-së, u kemi dhënë një shans të gjithë shqiptarëve”,  u shpreh Meta.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)