Ilir Meta ka dhënë intervistën e tij të parë pas betimit si President.
I ftuar në “Top Story” në Top Channel, ai ka komentuar marrëdhëniet me kryeministrin Rama.
Gazetari Sokol Balla komentoi shtrëngimin e duarve me Kryeministrin, ku i tha: “Shtrënguat duart, por jo shikimin”, ndërsa Meta u përgjigj duke qeshur: “E pashë dhe më duket se më pa…”
Ai më pas tha se mbetet i hapur që me Ramën të ketë marrëdhënie bashkëpunuese.
“Që nga ora 18.00 unë kam lënë 25 vitet e mija parlamentare, politike dhe absolutisht në këtë detyrë do të jem bashkëpunues, dhe absolutisht jam i hapur për të bashkëpunuar jo vetëm me zotin Rama por me të gjithë”, tha Meta.
Ai foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e Monika Kryemadhit për të mos qenë Zonjë e parë,
“Mendoj se personi për të cilin flisni nuk vihet kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që unë jam zgjedhur president, ajo është zgjedhur kryetare e LSI. Nuk do ishte Zonja e Parë. Paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë, presidenca nuk do të mund të ndikohet nga askush, përfshirë edhe për qëllime të caktuara politike”, tha Meta.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com