​Meta pret drejtoreshën e VOA:Urë
lidhëse në marrëdhëniet me SHBA

​Meta pret drejtoreshën e VOA:Urë<br />lidhëse në marrëdhëniet me SHBA<br>
Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme Drejtoreshën e “Zërit të Amerikës” (VoA),  Amanda Bennett. Presidenti Meta dhe Bennett diskutuan mbi zhvillimin e mediave në Shqipëri dhe më gjerë, për ndryshimet e panoramës mediatike dhe sfidat me të cilat ndeshen mediat në ditët e sotme.

Duke vlerësuar kontributin e “Zërit të Amerikës” për të mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci edhe në periudhën e komunizmit, Meta tha se ata kanë shërbyer dhe mbeten si urë e rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në veçanti Meta u ndal në frymëzimin që “Zëri i Amerikës” dha për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë.
Drejtoresha Bennett ndër të tjera tha se, misioni i “Zërit të Amerikës” nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të parë, para 75 vitesh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.

meta me drejtoreshen e voas
  (Presidenti Meta gjatë takimit me drejtoreshën e VOA  Amanda Bennett)

[gallery]24053[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor