​Meta priti Ministrin e Maqedonisë
për Investimet e Huaja, Merko

​Meta priti Ministrin e Maqedonisë<br />për Investimet e Huaja, Merko
Presidenti Ilir Meta, priti sot Ministrin pa Portofol të Maqedonisë, përgjegjës për Investimet e Huaja, Ramiz Merko, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Merko dhe vlerësoi qasjen dhe interesin e Qeverisë së re të Maqedonisë për të nxitur dhe rritur edhe më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në eksperiencën e Maqedonisë me zonat e lira ekonomike dhe turistike, Presidenti Meta shprehu besimin se komunitetet e biznesit të të dy vendeve do t’i vlerësojnë seriozisht këto mundësi, si dhe frymën e re të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të një rëndësie vendimtare e me impakt të drejtpërdrejtë për nxitjen, si të investimeve të ndërsjella ashtu edhe të gjenerimit të projekteve të përbashkëta rajonale, Meta konsideroi realizimin sa më shpejt të lidhjes hekurudhore mes dy vendeve, si dhe të realizimit të projektit multimodal të Korridorit VIII.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim, Presidentin e Zyrës së Lartë të Auditimit të Republikës Çeke, Miloslav Kala, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe duke iu referuar ecurinë pozitive të bashkëpunimit në vitet e fundit theksoi se eksperienca çeke në fushën e kontrollit dhe auditimit, veçanërisht për çështjet evropiane është shumë e rëndësishme për institucionet shqiptare.

Duke vlerësuar ekspertizën dhe programet e trajnimit të Zyrës së Lartë të Auditimit të Republikës Çeke për institucionin shqiptar të auditimit, KLSH-në, Presidenti Meta,

theksoi se ato do të kenë një impakt pozitiv në përmirësimin e punës së institucioneve shtetërore dhe të administrimit të pasurisë publike, konform standardeve më të mira evropiane të transparencës.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë