Michelle Obama po përpiqet t’i shijojë në maksimum dy ditët e fundit si Zonjë e Parë, para hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
 
Në një video të postuar në Twitter, Michelle shëtit me dy qentë e saj në çdo cep të Shtëpisë së Bardhë, ku rriti vajzat e saj në tetë vitet e fundit.
 
Pas dorëzimit të presidencës, ajo dhe Barack Obama nuk do të jenë shumë larg, paso kanë gjetur një shtëpi në lagjen rezidenciale Kalorama, me qëllim që vajza e vogël, Sasha, të mos ndryshojë shkollë.
d.i./Shqiptarja.com