Mike Pompeo do të jetë Drejtori i ri i CIA-s, pasi Senati ka votuar të hënën të emëruarin e presidentit Donald Trump.
Republikani Pompeo, ndonëse i paemëruar ende, shoqëroi presidentin gjatë vizitës së këtij të fundit në selinë e CIA-s të shtunën.
“U takova me Mike Pompeon dhe ai ishte i vetmi person që takova”, tha Trump para punonjësve të CIA-s. “Duhet të them që nuk më erdhi keq të anuloja takimet e tjera. Takova Pompeon dhe thashë që ky është vërtet i mirë. I pari i klasës në West Point”.
“Gjithçka që ka bërë ka qenë goditje në shenjë. Njerëzit e pëlejnë, por ajo që ka më tepër rëndësi për mua është që të gjithë e respektojnë”, shtoi Trump.
Pompeo ka background ushtarak dhe në inteligjencë. Ai është diplomuar vërtet si i më i miri i kursit të tij në Akademinë Ushtarake në West Point. Më pas shërbeu në ushtri, në Evropë, gjatë luftës së ftohtë. Pasi u largua nga ushtria, u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard.
Këtë muaj ai u betua në mandatin e tij të katër në Kongres, ku ka shërbyer në Komisionet e Tregtisë dhe Energjisë. Gjithashtu, ka qenë anëtar i Komisionit të Dhomës së Ulët për Benghazin.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com