​Milano, vritet nga policia autori i
masakrës së Berlinit, foto dëshmi

​Milano, vritet nga policia autori i<br />masakrës së Berlinit, foto dëshmi
MILANO- Autori i masakrës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë nga policia italiane në Milano.

Tuniziani Anis Amri, ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane pas një kontrolli rutinë në sheshin Maggio, në Sesto San Giovani në Milano.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Anis Amri u ndalua pasi kish udhëtuar me tren nga Franca dhe pas një kontrolli rutinë në Sesto ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj agjentit të policisë i cili mbeti i plagosur. 

amri anis
(Tuniziani i vrare, pavaresisht perpjekjeve per ta mbajtur ne jete. Duket serumi ne krah)

24 vjeçari nxorri pistoleten sapo policia i kërkoi dokumentet.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i policisë italiane dhe plumbi që neutralizoi tunizianin ka qenë i një agjenti të ri, vetëm 9 muaj në shërbim

[gallery]20254[/gallery]

Mësohet se i riu gjatë të shtënave ka thirrur ndaj policisë 'Allahu Akbar'.

Udhëtimi nga Franca. Policia gjeti në xhepat e tij disa bileta treni,të cilat ishin franceze çka bëri të mundur edhe rindërtimin e itenerarit që kish përshkruar.

Ai kishte udhëtuar me tren nga Chambery nga Parisi, në Savoy, në Torino dhe prej andej ai ka mbërritur në Milano.

Tuniziani Anis Amri 24 vjeç akuzohet se është autori i sulmit në Berlin ku këtë të hënë humbën jetën 12 persona e u plagosën 48 të tjerë.  

I riu i cili kërkohej nga policia gjermane ka qënë edhe më parë në Itali ku ka qënë i dënuar me 4 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme.

Pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve, ishte pikërisht shteti islamik i cili mori përgjegjësinë e sulmeve duke thënë se autor i masakrës ishte një luftëtar i ISIS.


 
Redaksia Online
d.b/e.m/Redaksia Online


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër