Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpalosur sot në Kuvend objektivat e kësaj ministrie.
Sipas ministres Xhaçka, Shqipëria nuk është imune ndaj kërcënive e sulmeve me të cilat janë përballur vende të ndryshme të botës, e për këtë do të rriten kapacitetet për mbrojtje.
Në thelb të programit, sipas Xhaçkas, do të jetë përmirësimi i statusit të ushtarakut, ndërsa do të investohet maksimalisht edhe në Forcat e Armatosura, në mënyrë për të përballuar emergjencat civile.
“Rritja e kapaciteteve nuk nënkupton vetëm më shumë burime finaciare, por më shumë shpenzime për forcat e armatosura.
Shqipëria nuk është imune ndaj rreziqeve, ndaj rritet nevoja për rritjen e kapaciteteve për mbrojten. Në thelb të programit do të jetë përmirësimi i statusit të ushtarakut.
Do të përmirësojmë menaxhimin e kufijëve për shkëmbimin efektiv të informacionit.
Forcat e armatosura do jenë maksimalisht në përballimin e emergjencave civile, dhe për këtë do të bëhet gjithë investimi i duhur në mënyrë që ti gjenden sa më pranë qytetarëve në raste nevoje”, tha Xhaçka.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com