​Mungesa e energjisë në Florida
8 persona të vdekur në një azil

​Mungesa e energjisë në Florida<br />8 persona të vdekur në një azil
8 persona kanë humbur jetën në një azil për të moshuarit, në Florida si pasojë e uraganit Irma, i cili e la qytetin pa energji elektrike.

Policia evakuoi të mërkurën rreth 120 banorë të azilit, të cilët kishin filluar të ndjeheshin keq për shkak të mungesës së  ajrit të kondicionuar.

Temperaturat e ulëta ishin 26 gradë celsius të mërkurën, në zonë.

Kryebashkiakja e kontesë Borward, Barbara Sharief tha se 3 persona ishin gjetur të vdekur në azilin Hollywood Hills, ndërsa 5 të tjerë kishin humbur jetën në spital.

10 milionë njerëz vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Xhorxha dhe në 2 Karolinat, pas uraganit.
Irma, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara, goditi Floridan jugore të dielën në mëngjes, si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të zbutej në stuhi tropikale, të hënën.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza