Zander Venezia ishte duke kërkuar dallgën perfekte për të bërë serf, por ajo i mori jetën.

Kjo është ngjarja fatkeqe e një 16-vjecari, i cili vdiq ditën e sotme në ishullin e Karaibeve, që prej dy ditësh është prekur nga uragani Irma.

Zander një serfist profesional nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë valës gjigante.

Sipas mikut të tij, 16-vjeçari u rrëzua nga tavolina e serfit dhe u përplas me një gur. “U mbulua i tëri në gjak dhe nuk lëvizte, u tmerrova me atë skenë që pashë”, tregoi shoku i ngushtë , Alan Burke.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com