Naftë Ballshi në Shqipëri, por
çmimet si në Angli e Suedi
Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet mjaft i lartë edhe pse rreth 30% e sasisë që tregtohet sot vjen nga Rafineria e Ballshit me kosto mjaft të ulëta. Portali “Fuel Prices Europe”, e rendit Shqipërinë në vend të 15 për çmimin me pakicë të naftës me 1,251 euro ose 169 lekë
TIRANE-Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet mjaft i lartë edhe pse rreth 30% e sasisë që tregtohet sot vjen nga Rafineria e Ballshit me kosto mjaft të ulëta. Portali “Fuel Prices Europe”, e rendit Shqipërinë në vend të 15 për çmimin me pakicë të naftës me 1,251 euro ose 169 lekë. Ndërkohë në Kosovë 1 litër naftë kushton 1 euro, ndërsa në Maqedoni, vetëm 80 cent.
Megjithëse rreth 30% e tregut tonë furnizohet aktualisht me naftë të prodhuar nga Rafineria e Ballshit, me kosto mjaft të ulëta, Shqipëria gjendet mes 15 shteteve evropiane me çmimin më të shtrenjtë. Sipas të dhënave të sotme të portalit “Fuel Prices Europe”, vetëm pak shtete të zhvilluara evropiane kanë çmime më të larta se Shqipëria, ndërkohë që pjesa dërrmuese e vendeve të rajonit ofrojnë çmime shumë më të ulëta.
Në tregun Shqiptar të pakicës, 1 litër naftë shitet mesatarisht 1,251 euro ose 169 lekë. Ccmime më të shtrenjta hasen vetëm në shtete si Norvegjia e Islanda 1,6 euro, Suedia 1.4 euro apo Britania e Madhe 1,39 euro.
Thuajse të gjitha vendet e rajonit propozojnë çmime mjaft më të ulëta se Shqipëria. Në Serbi një litër naftë kushton 1.2 euro, në Kroaci e mal të Zi 1.16 euro. Ndërkohë që çmime mjaft të ulëta gjenden në Kosovë ku 1 litër naftë kushton 1 euro, e veçanërisht në Maqedoni, ku çmimi është vetëm 80 cent.
Këto çmime mjaft të larta në Shqipëri hasen në një çast kur nga shtatori i vitit të shkuar në treg po hidhen sasi të konsiderueshme nafte vendi të prodhuar nga Rafineria e Ballshit. Kjo rafineri tashmë është marrë në përdorim nga ‘Ionian Refining’ dhe ‘Trading Company’, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në janar të këtij viti, importi i karburanteve ka rënë me 38% krahasuar me një vit më parë, sasi që është zëvendësuar produkti vendas. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, nafta e Ballshit ka kosto mjaft më të ulëta prodhimi nga ajo e importit, gjë që duhet të reflektohet edhe në çmimin e shitjes me pakicë. Por, përtej çmimit, Shoqata ngre pikëpyetje serioze edhe mbi cilësinë e kësaj sasie nafte që hidhet në tregun shqiptar dhe atë kosovar.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49