​NASA, eksplorim asteroidit që
vlen 10 mijë kuadrilionë dollarë

​NASA, eksplorim asteroidit që<br />vlen 10 mijë kuadrilionë dollarë
Është 370 milion kilometra larg Tokës, por ky asteroid mund të jetë një pasuri e tërë.
 
16 Psyche është një nga objektet më misteriozë në sistemin diellor dhe shkencëtarët mund të kenë një pamje nga afër, falë misionit të ri të sapokonfirmuar të NASA-s.
 
Nëse asteroidi do të transportohej në Tokë, vetëm hekuri do të vlente 10 mijë kuadrilionë dollarë.
 
Vlera e tij do të ishte mjaftueshëm e madhe për të shkatërruar çmimet e komoditeteve dhe ta çonte në kolaps ekonominë botërore, e cila vlen 73.7 trilionë dollarë.
 
16 Psyche gjendet në brezin e madh të asteroideve midis Marsit e Jupiterit dhe mund të ketë nisur si planet, para se të shkatërrohej pjesërisht gjatë formimit të sistemit diellor.
 
Tani është një copë metali 200 kilometra e gjerë, e përbërë nga hekur, nikel dhe një numër metalesh të rrallë, përfshirë arin, platinin dhe bakrin.
 
Lindy Elkins-Tanton, shkencëtarja që drejtonin misionin e NASA-s, thotë: “16 Psyche është i vetmi objekt i njohur i llojit të tij në sistemin diellor dhe kjo është e vetmja mënyrë që njerëzit të mund të vizitojnë një bërthamë (planeti). Ne mësojmë për hapësirën e brendshme duke vizituar hapësirën e jashtme”.

Dr. Elkins-Tanton ka llogaritur se vetëm hekuri në 16 Psyche do të kishte vlerë 10 000 kuadrilionë dollarë.
 
Duke supozuar se në Tokë do të kishte treg për materialet e asteroidit, kjo do të shkaktonte rënien drastike të vlerës së metaleve të çmuar, duke zhvlerësuar plotësisht të gjitha rezervat, përfshirë edhe ato të qeverive dhe të gjitha kompanive të angazhuara në nxjerrjen, shpërndarjen dhe tregtimin e këtyre komoditeteve.
 
Në fund, do të mund të çonte në kolapsin e gjithë ekonomisë botërore.
 
Dr Elkins-Tanton thotë: “Edhe sikur ta merrnim këtë copë metali e ta sillnim këtu, çfarë do të bënim? Do ta mbanim fshehur, të kontrollonim resurset globale – si me diamantet që kontrollohen nga korporatat -  e të mbronim tregjet tona?”.
 
“Po sikur të vendosnim ta sillnim këtu e të zgjidhnim në çast një herë e mirë problemin e burimeve metalore për njeriun? Sigurisht që këto janë spekulime”.
 
NASA nuk ka në plan ta sjellë asteroidin në Tokë, por synon ta eksplorojë me shpresën për të kuptuar se si planetët u ndanë në shtresa në historinë e hershme.
 
Misioni planifikohet të nisë në tetor 2023 dhe të arrijë asteroidin më 2030, duke fluturuar pranë Marsit më 2025.
 
Dr. Elkins-Tanton said: “Duke përjashtuar që ky të jetë Ylli i Vdekjes, një tjetër mundësi është që materiali i tij është formuar shumë pranë Diellit, në fillimet e sistemit diellor”.
 
Ajo beson se nxehtësia ekstreme do ta kishte shkrirë hekurin dhe asteroidi do ta ketë ruajtur deri tani gjendjen që nga fillimi i kohës.
 
“Besoj se ose do të shohim diçka që është vërtet e pamundur dhe unike, ose diçka që është komplet mahnitëse”.
 
Në dhjetor, kërkuesit hodhën edhe tezën se Psyche mund të ketë ujë, çka do ta bënte një “ndalesë furnizimi” teksa njerëzit do të përpiqen të kolonizojnë Marsin.
 
Dr Elkins-Tanton tha: “Ai ujë mund të përdoret për të bërë karburant raketash apo për t’u pirë nga njerëzit, kështu që do të kishim një ndalesë furnizimi që ka metal dhe ujë”./DailyMail/
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës