​NATO, zyrtarizohet anëtarëzimi i
Malit të Zi në Aleancën e Veriut

​NATO, zyrtarizohet anëtarëzimi i<br />Malit të Zi në Aleancën e Veriut
Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimimin e Malit të Zi në NATO, të cilin para disa javëve më parë  e miratoi edhe Senati amerikan.

Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 senatorë votuan pro, ndërsa vetëm dy prej tyre, ishin kundër.

Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi, gjithashtu do të jetë një faktor më shumë për përmirësimin në klimën politike në Rajonin e Ballkanit.

Këtë  protokoll duhet ta ratifikojë edhe Spanja, ndërsa Holanda duhet të kalojë afatin ligjor për organizimin e referendumit eventual.

Hapi i fundit i këtij zyrtarizimi është miratimi në  Parlamentin malazez të këtij dokumenti që e bën Malin e Zi vendin e 29 që anëtarësohet në NATO. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane