​Ndryshojnë ministritë, Rama:
Qeveria e re do ristrukturohet

​Ndryshojnë ministritë, Rama:<br />Qeveria e re do ristrukturohet
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot gjatë një dëgjese me qytetarët në Vaqarr se qeveria do të ristrukturohet.

Për të qenë sa më në shërbim të qytetarëve, Rama premtoi sitrukturim të administratës, që sipas tij duhet të nisë nga ristrukturimi i qeverisë. Burimet pranë kryeministrisë tregohen të rezervuara sa i përket detajeve se çfarë do të përfshijë ristrukturimi, apo cilat ministri mund të preken nga ristrukturimi, shkrirja apo bashkimi.
 
“Sa administrata është e gatshme t’ju përgjigjet nevojave të qytetarëve. Si do risistemohet gjithë administrata shtetërore, që nga mënyra si është ristrukturuar qeveria që duhet të ndryshojë si dhe tek mënyra si është ristrukturuar puna e deputetëve që duhet të ndryshojë si dhe patjetër tek mënyra si është ristrukturuar cdo mekanizëm”, u shpreh Rama.

Edhe pse edhe vetë kryeministri ishte i rezervuar ne detaje, tashmë është e sigurt se qeveria Rama 2 do të ketë një fytyrë të re jo vetëm në përbërje të kabinetit por edhe sa i përketë ministrive apo numrit të ministrive.

Për këto ndryshime, grupi i punës i ngritur nga kryeministri Rama dhe i drejtuar Niko Peleshi Peleshi dhe i përbërë nga Damian Gjiknuri, Bledi Cuci, Lindita Nikolla dhe Olgerta Manastriliu ka nisur punën për analizimin e performancës së çdo dikasteri dhe në fund do të bëjë rekomandimet përkatëse.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli