TIRANE-Shkak për vrasjen e Nelgert Patës dyshohet se është hakmarrja. Sipas Policisë së Tiranës, Nelgert Pata përveçse dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë, mendohet se ka organizuar edhe atentatin ndaj Andi Mustafarajt, gjithashtu në Tiranë.
Burime të Report TV thonë se, Pata ka ka qenë i dyshuari kryesor, si organizatori i këtij atentati, i cili nuk u realizua dot, pavarësisht se Andi Mustafaraj u qëllua me 2 plumba. Dyshimet e Policisë janë se një ndër personat që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Mustafarajt është edhe Ari Alinani, shoferi i Nelgert Patës në momentin që u vra pak ditë më parë në Fier.
Ari Alinani i njohur edhe si Ilirjan Alinani dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Andi Mustafarajt dhe ka qenë një ndër njerëzit e besuar të Nelgert Patës. Ari Alinani ndodhet në burg, pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë për zbulimin e vrasjes së Nelgert Patës. Ai ka thënë para oficerëve të Policisë se ka qenë thjesht shoferi i Patës dhe nuk i ka parë autorët. Por Policia thotë se Ari Alinani ka patur lidhje të ngushtë me Nelgert Patën. Në atentatit që iu bë Nelgert Patës, Alinani mbeti i plagosur.
Ndërkohë policia ende vijon hetimet për autorët që mund të kenë bërë atentatin ndaj Patës. Aktualisht po hetohen disa persona, të cilësuar si miq të Elton Çiços, mes tyre edhe Andi Mustafaraj, por ende nuk janë gjetur provat se kush e ka kryer atentatin.
Përplasja mes dy bandave vijon prej 14 vjetësh, ndërkohë që deri tani janë 4 të vrarë dhe 5 të plagosur, mes tyre edhe Elton Çiço që u vra në datën 1 maj të këtij viti nga Jani Alia dhe Renato Milloshi, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia.
(Nelgert Pata gjate nje seance gjyqesore)
(Andi Mustafaraj, vendi ku iu be atentati)(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore, 10 vite përjashtim nga tatim-taksat! Pronësia e leja, jo më shumë se 500 përfitues
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17