​Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës
kandidati i PS për Kryeta

​Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës<br />kandidati i PS për Kryeta
TIRANE-Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Klodian Shehi pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohëshme në Kavajë.

Pas tërheqjes së Silvana Dajës, strukturat e Partisë Socialiste në Kavajë kanë propozuar Klodian Shehin, për të cilin pritet zyrtarizimi nga strukturat drejtuese të partisë. Emri i Shehit, mësohet nga burime të Report Tv se ka marrë pëlqimin e strukturave drejtuese por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Ky emër zyrtarizohet pas tërheqjes që bëri Silva Daja një ditë më parë.

Silva Daja, e shpallur nga kryesia e e degës së Partisë Socialiste në Kavajë, kandidate për bashkinë e këtij qyteti, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ka dhënë dorëheqjen nga gara.  

Dorëheqja e Silvana Dajes erdhi pas kundërshtive të LSI-së, eksponentët të së cilës deklaruan se PS nuk ishte konsultuar për këtë kandidaturë. Duket se tërheqja ishte më tepër një tjetër lëvizje për stabilitetin e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së.

Zgjedhjet në Kavajë priten të mbahen me 7 Maj, por PD dhe LSI kanë deklaruar mospjesëmarrjen. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve