​Nga toka, ajri e deti, Rusia
stërvitje të fuqishme në Krime

​Nga toka, ajri e deti, Rusia<br />stërvitje të fuqishme në Krime
Rusia ka nisur stërvitje të fuqishme tokësore, ajrore dhe detare në Krimenë e aneksuar, një stërvitje trajnuese kjo e cila thuhet se përfshin mijëra trupa.
 
Siç shkruan the Indipendent, ky veprim është cilësuar si i rëndësishëm nga ushtria, duke shtuar se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse, që tri njësi të mëdha ajrore të jenë “simultante të alarmuara në të njëjtën kohë”.
 
Komandanti në krye të stërvitjeve, Koloneli i Përgjithshëm Andrei Serdyukov, tha se stërvitja u shkaktua nga një “rritje e kërcënimit terrorist” në rajon.
 
Në stërvitje do të jenë më shumë se 2.500 paratrupa dhe 600 pjesë të pajisjeve të vendosura në gadishullin e kontestuar, e cila ishte nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës, derisa Rusia e aneksoi në shkurt të vitit 2014.
 
Vendet perëndimore vazhdojnë të dënojnë aneksimin e Krimesë si një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.
 
NATO, në të cilën organizatë Ukraina nuk është anëtare, ka ngritur alarmin për mos informim rreth stërvitjeve, duke e quajtur atë të paligjshme. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë