​Nishani dekreton: Shkarkohet
Manjani, Vasili tek Drejtësia

​Nishani dekreton: Shkarkohet<br />Manjani, Vasili tek Drejtësia
TIRANE-Presidenti Bujar Nishani dekretoi ditën e sotme shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministër Drejtësie dhe emërimin në vend të tij, të Petrit Vasilit.  

Ky dekret vjen pas propozimit që bëri kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Manjanit dhe zëvëndësimin e tij nga një tjetër emër nga brenda radhëve të LSI.

Dekreti
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekretoi sot shkarkimin e zotit Ylli Manjani si ministër të Drejtësisë, si dhe emërimin e zotit Petrit Vasili si ministër të Drejtësisë.

dekreti nishani

dekreti nishani

Kryeministri Edi Rama renditi dje tre arsye në motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit. Cilësia në bashkëqeverisje, koordinimi i punës me Kuvendin dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi, janë arsyet që sipas kreut të qeverisë çuan në shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. 

“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e ministrit Manjani dhe zëvëndësimin e tij me ministrin Vasili”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu