OKB-ja, lajme të mira për botën
firmoset marrëveshja për plastikën
Në samitin e Oqeaneve të OKB-së, delegatët nga Kina, Tajlanda, Indonezia dhe Filipinet premtuan se do të punonin për të pastruar plastikën nga detet dhe se do të merrnin masa që mbetjet plastike mos të shkarkoheshin në det.
Kombet përgjegjëse për pjesën më të madhe të ndotjes së oqeaneve nga plastika kanë premtuar të fillojnë pastrimin e tyre.
Në samitin e Oqeaneve të OKB-së, delegatët nga Kina, Tajlanda, Indonezia dhe Filipinet premtuan se do të punonin për të pastruar plastikën nga detet dhe se do të merrnin masa që mbetjet plastike mos të shkarkoheshin në det.
Disa nga premtimet ende nuk janë formalizuar dhe ambientalistët thonë se masat e propozuara nuk janë urgjente, ashtu siç duhet të ishin me kohë.
Gjatë një takimi në Nju Jork, OKB tha se këto masa janë pjesë e një ndryshimi të qartë ndërkombëtar kundër ndotjes së oqeanit.
Eric Solheim, drejtor i mjedisit i OKB-së, tha për BBC:
"Ka shenja mjaft inkurajuese, me kombet që marrin ruajtjen e oqeaneve shumë më seriozisht. Sigurisht, ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë, pasi problemet janë tepër të mëdha".Është llogaritur se 5-13 milion ton plastikë hidhet në oqeanet e botës çdo vit. Pjesa më e madhe e saj prek zogjtë dhe peshqit. Gjithashtu fragmente të plastikës janë gjetur edhe në organizma në fund të oqeanit.
Një raport i kohëve të fundit thotë se shumica e plastikës detare shpesh derdhet në det, veçanërisht në vendet që kanë zhvilluar ekonomitë e konsumit më shpejt sesa aftësia e tyre për të menaxhuar mbeturinat.
Në një raport të qendrës, Helmholtz në Leipzig, Gjermani, thuhet se, 75% e ndotjes detare vjen nga vetëm 10 lumenj, kryesisht në Azi dhe se reduktimi i plastikës në këto lumenj me 50% do të zvogëlonte inputet plastike globale me 37%.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
38.8%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 6924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin
30 Korrik, 18:12
-
Spiropali mban fjalën e parë si kryeparlamentare, Noka hedh shishe me ujë në drejtim të kryeministri Rama
30 Korrik, 18:03
-
Tensione në Kuvend, Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty! Vokshi hedh letra ne drejtim të kryeministrit
30 Korrik, 17:57
-
Rama ulet në vendin e deputetëve, i afrohet Andia Ulliri dhe e pyet për Thumanë-Kashar
30 Korrik, 17:56
-
Deputetët e PDIU-së 'tradhtojnë' opozitën, votojnë pro emërimit të Ballës si ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin
30 Korrik, 17:48
-
'Të shkarkoi si leckë', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
30 Korrik, 17:19
-
Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament
30 Korrik, 17:12
-
Firma e fundit para lënies së detyrës/ Balla dhe King-Smith nënshkruajnë për 1 milionë stërlinat për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit
30 Korrik, 16:58
-
Zjarri në Shëngjin, 2 avionë Canadair pritet të vijnë në ndihmë, Kërkohet ndihma e Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile
30 Korrik, 16:57
-
Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona
30 Korrik, 16:57
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40
-
Tentativa për të hedhur në erë tragetin Sarandë-Korfuz, Gjykata cakton masën 'Arrest në burg' për biznesmenin Eridion Muho
30 Korrik, 16:38