Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar testin e fundit raketor të Koresë së Veriut dhe kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja kundër Phenianit për “sjelljen destabilizuese”.

Me një deklaratë unanime, Këshilli I OKB ka kërkuar që Koreja e Veriut, të mos kryejë më teste bërthamore dhe se aktivitetet e paligjshme raketore të Phenianit janë duke rritur tensionet në rajon dhe më gjerë.

OKB ka kërcënuar se do të ndërmarrë sanksione për të trajtuar cështjen e Koresë së Veriut.

“Nëse na duhet të nisim sanksione ose veprimet e tjera, do ta bëjmë”, është shprehur ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakort për deklaratën e hartuar nga SHBA, pasi Rusia këmbëngul se është e rëndësishme që zgjidhja të jetë paqësore dhe se dialogu duhet të përfshihet në deklaratë. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com