​Pacolli-Bushatit:Lëvizje të lirë 
mallrave, zhdoganimin në Durrës

​Pacolli-Bushatit:Lëvizje të lirë <br />mallrave, zhdoganimin në Durrës
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me homologun Ditmir Bushati. Pas takimit, Pacolli dhe Bushati kanë dalë në një konferencë nga ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Duke uruar Bushatin për vazhdimin e traditës diplomatike, ministri i qeverisë së re të Ramush Haradinajt foli për një bashkëpunim të fortë mes dy qeverive. Ai tha se i ka propozuar Bushatit që të kërkohet më shumë llogari ndaj stafit diplomatik, ku në fund të ditës, sipas tij, secili prej punonjësve të llogarisë ku e shpenzoi kohën dhe çfarë përfitoi vendi prej saj. 

Më tej, ministri tha se në të ardhmen dy vendet fqinje nuk do të funksionojnë si dy ministri të ndara me ide të ndryshme, por me qasje të përbashkët, duke shtuar se të kenë përfaqësi të përbashkëta në disa vende evropiane, si në Danimarkë, Hamburg, dhe në të ardhmen edhe në Turqi. 

"Ju përgëzoj për vazhdimin e traditës diplomatike. Përcjell përshëndetjet e mia dhe të popullit të Kosovës duke iu dëshiruar shumë suksese për të ardhmen. Në çdo pikë që diskutuam vëmendja ime shkonte gjithmonë aty ku ka efikasitet. Ne duhet të kërkojmë nga stafi ynë diplomatik, nga njerëzit që shërbejnë në këtë detyrë, llogari. Në fund të ditës secili duhet të llogarisë ku e shpenzoi kohën dhe çfarë përfitoi vendi prej asaj. 

Pata mbështetjen e fuqishme në këtë ide, që  ne të kthejmë diplomacinë tonë në aktive. Jemi të gatshëm të mos ndalemi asnjëherë dhe të kemi qasje të përbashkët në sfidat e ardhshme, që janë të mëdha, si për Shqipërinë, ashtu dhe për Kosovën, hde këtu kam marrë mbështetje nga MPJ. Në të ardhmen ne do të funksionojmë së bashku jo si dy ministri të ndara me ide të ndryshme, por me qasje të përbashkët. Shpresoj shumë që edhe suksesi do të jetë më i madh. Do vazhdojmë traditën me misionet diplomatike të përbashkëta dhe do të kemi përfaqësi të përbashkëta edhe në Danimarkë, Hambuarg, dhe në të ardhmen e dhe në Turqi", tha Pacolli. 

Më, tej ministri i Jashtëm i Kosovës theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të heqin barrierat doganore për mallrat. Sipas tij, zhdoganimin të dy vendet duhet ta kryejnë në Durrës dhe jo më në pikat e kalimit kufitar. 

“Lëvizja e lirë është parim që gjithmonë është sjellë në mendjen time. Me qeverinë Rama dhe të Haradinaj do ta implementojmë pikë për pikë. Në të ardhmen nuk do ketë më ndalje nëpër kufij, por do të lëvizin lirshëm mallrat. 

Mallrat që shkojnë për Shqipëri dhe ato që vijnë Kosovë do të zhdoganohen në Durrës. Ndërsa mallrat që vijnë nga Veriu do zhdoganohen në kufirin me Kosovën me shtetin prej nga vjen malli”, u shpreh ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Do të kemi bashkëpunim shumë efikas, dinamik, do të modernizojmë punën e diplomacisë tonë, do të riaktivizojmë takimet tona qeveritare. Shumë shpejt do ta dini ku do të jetë takimi i parë. Unë propozova Korçën, e kam shumë përzemër.

Bushati: Porti i Durrësit, pikë doganore për Shqipëri-Kosovë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli. Në fund të takimit, dy ministrat dolën në një konferencë nga ambientet e Ministrisë së Jashtme, ku folën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në fjalën e tij, ministri Bushati tha se diskutoi me Pacollin për programet e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Më tej, ai shtoi se është diskutuar edhe për lëvizjen e lirë mes dy, eliminimin e barrierave që ekzistojnë në tregti, si dhe kthimin e Portit të Durrësit në një pikë doganore për dy vendet.

“Diskutuam për programet e dy qeverive tona. Kryeministri Rama bëri publik programin, gjatë debatit maratonë në Kuvend, ku Kosova ka një rol të posaçëm strategjik. Ne duam ta thellojmë këtë marrëdhënie, jo thjesht me mbajtjen mbledhjes së radhës e dy qeverive tona, mundësisht brenda fundit të këtij viti, por edhe për një koordinim më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta në radhë të parë në eliminimin e barrierave që ekzistojnë sot në tregti, duke stimuluar lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke i dhënë dorën fundit formimit të përbashkët të kalimit kufitar, apo kthimit të Portit të Durrësit në një pikë doganore për Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjithashtu, kemi diskutuar edhe për nevojën për racionalizmin e forcave, burimet njerëzore në përfaqësimin diplomatik e konsullor. Ka tre praktika të mira deri më tani, Milano, Bari e Mynih, është ambicia jonë e përbashkët për ta zgjeruar hartën e bashkëveprimit diplomatik për t’i shërbyer sa më mirë shtetasve tanë. E ftova Presidentin Pacolli dhe në një aktivitet që do bëjmë së shpejti për diplomacinë ekonomike me trupën tonë të shërbimit të jashtëm, duke pasur parasysh barrën madhe mbi supe në vite në jetën private dhe publike, për të na ndihmuar në orientimit pak në shrëbimin tonë të jashtëm në këtë drejtim”, tha Bushati.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin