​Pacolli: Gjilani do të ketë Zonën
Industriale më të madhen në rajon

​Pacolli: Gjilani do të ketë Zonën<br />Industriale më të madhen në rajon
AKR-ja ka besimin se Gjilan ngadalë po kthehet në bastion të këtij subjekti dhe vlerësojnë se partitë që qeverisën që nga paslufta e kanë lënë në harresë këtë komunë.

“Unë e di pse gjilanasit tash po i bashkohen vizionit të AKR-së. Për ata që nuk e dinë le të dalin dhe të shikojnë në rajonet tjera dhe të shohin se sa janë më larg nga Gjilani. Shikoni infrastrukturën atje dhe shikoni infrastrukturën në komunën e Gjilanit. Unë ju premtoj se me AKR-në, Gjilani nuk do të jetë vend i harruar”, tha presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, në tubimin zgjedhor të nëndegës së AKR-së në Gjilan.

Pacolli premtoi se me qeverisjen e AKR-së Gjilani do të ketë zonën më të madhe industriale në rajon.

“Qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës, si pjesë që deri më tash është lënë anash, iu them se AKR e ka gati planin për ndërtimin e autostradës e cila lidh atë pjesë me autostradën e Kombit. E kjo autostrade do te krijoj realitet të ri atje. Do të krijojë perspektiva të reja ekonomike”, tha Pacolli.

Ai tha se AKR nuk ka oferta boshe për zgjedhjet e 8 Qershorit.

“Ofrojmë projekte konkret. Ne për këtë kemi edhe dëshmi, jemi sprovuar në qeverisjen me disa nga dikastere”, tha Pacolli

Pacolli vlerëson se në vitin 2007 partitë tjera talleshin me AKR-në që ofronte program ekonomik, sot ata, sipas tij, kanë kopjuar mu të njëjtin program.

Kandidati për deputet i AKR-së, Tefik Ibrahimi, u tha gjilanasve se vetëm AKR-ja mund të implementojë projektin e zhvillimit ekonomik./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë