Mesditën e të premtes Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë padinë e deputetit Dashamir Tahiri, pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të Tahirir për efekt të ligjit të dekriminalizimit.
Këtë të hënë Kolegji Zgjedhor ka përzgjedhur 4 anëtarët e tij ku mes tyre janë Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Gjin Gjoni dhe Shkëlqim Mustafa. Ndërsa relator i çështjes do të jetë, Astrit Kalaja.
Një padi të ngjashme me atë të depozituar në Kolegjin Zgjedhor, deputeti Tahiri ka depozituar dhe në Gjykatën Administrative dhe pritet që nëse Kolegji del me një vendim atëherë padia në Administrative të pushohet.
Deputeti i Partisë Demokratike paditi vendimin e Komisionit, i cili i hoqi mandatin, pas akuzës se ka fshehur dënimet.
Tahiri kërkon shfuqizimin e vendimit, ndërkohë që ka bërë ankimim edhe në Gjykatën Administrative.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com