​Panariti: Do ketë penalitete për ata
që transportojnë kafshët e sëmura

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka theksuar edhe njëherë se urdhri e përcakton qartë se kategorikisht nuk lejohet lëvizja e kafshëve nga një ambient në tjetrin. ‘’Kafshët duhet të qëndrojnë aty ku janë në respekt të urdhrit të ministrit që ndalon lëvizjen e kafshëve. Kjo është një strategji e ndërmarrë nga ne së bashku me ministrat evropianë’’, u shpreh ai duke theksuar edhe njëherë rrezikun që mund të sjellë dermatoza nodulare.
 
''Kemi të bëjmë më tendenca për të shkelur urdhrin por të gjitha automjetet që transportojnë këto kafshë do të penalizohen për dëmin që do mund të shkaktojnë. Mishi me origjinën e kafshëve ndodhet në tregje, por duhen ndalur abuzuesit’’, është shprehur Panariti.
 
Ndërkohë eksperti i BE  Robert J Connor ka sqaruar se masat e ndërmarra në Shqipëri janë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ka theksuar se fermerët duhet të zbatojnë me përpikëri atë që është urdhëruar. ‘’Fillimisht dua atë them që jam i lumtur që zoti ministër e sqaroi qartë rrezikun që vjen nga kjo sëmundje. Shqipëria tani është përballë një sfide të madhe. Masat që janë marrë janë në përputhje të plote më standardet ndërkombëtare.

Ne tani e dimë që në veri dhe lindje të vendit ka një numër të lartë tufash të prekura nga kjo sëmundje. Një nga gjërat kryesore që ne bëjmë për ta parandaluar është ndalimi i lëvizjes nga një vend në një tjetër. Është e qartë që së bashku me kafshën e sëmurë lëviz edhe sëmundja. Një nga metodat e kontrollit është ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga vendet ku kanë marrë infektimit. Urdhri i ministrit sipas legjislacionit shqiptar e ndalon këtë lëvizje. Hapi tjetër konsiston në vaksinim. Kur popullata e gjedhit të jetë imune atëherë mund të zhvendoset nga një vend në një tjetër. Kjo sëmundje shkakton humbje të mëdha ekonomike në vendet që prek  ndaj dua tu them njerëzve që duhet të kuptojnë humbjet e tanishme për të pasur përfitime të mëvonshme
’’, është shprehur ai.

konferenca panariti

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…