Incidenti në kullën Eiffel, ndodhi rreth orës 23.30 minuta të mbrëmjes së të shtunës, ku pas arrestimit, policia evakuoi kullën.
I arrestuari kish veshur një bluzë të klubit të futbollit Paris Saint Germain dhe kish thirrur Allahu Akbar ndërsa kish tentuar të kalonte rrethimin e sigurisë.
Kulla ishte ndriçuar me ngjyrat e skuadrës së futbollit dhe kishte një ekran të madh në të cilin shfaqej një mesazh mirëseardhjeje për yllin brazilian Neimar, në klub. Prokurorët francezë kanë nisur një hetim anti-terrorizëm për shkak të deklaratave të të arrestuarit para policisë dhe radikalizimit të tij të dukshëm.
Sipas burimeve, i arrestuari është një 19-vjeçar dhe ka një histori të gjatë problemesh psikologjike.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com