Në paradë morën pjesë 12,000 trupa, u paraqitën 570 automjete të rënda ushtarake 129 avionë, helikopterë si dhe raketat bërthamore.
I panishëm në këtë paradë ishte dhe President i Kinës Xi Jinping, i cili i veshur me rroba ushtarake komandoi Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, duke i bëri thirrje ushtrisë të transformohet në një forcë luftimi elite për të rritur “peshën” dhe ndikimin e vendit në arenën botërore.
Ai tha se ushtria kineze kishte aftësitë për “të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare” si dhe u kërkoi trupave ushtarake që të tregonin “besnikëri absolute” ndaj partisë.
[gallery]23301[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com