​Paramount Pictures prezanton
kalendarin me temë Baywatch

​Paramount Pictures prezanton<br />kalendarin me temë Baywatch
Viti 2017 është viti i Baywatch-ot për Paramount Pictures. Shtëpia kinematografike do të nxjerrë më 26 maj në kinema komedinë që bazohet në serialin e famshëm televiziv me të njëjtin emër.
 
Për ta bërë edhe më të padurueshme pritjen, Paramount ka nxjerrë në treg kalendarin me protagonistët e filmit, midis të cilëve janë Dwayne Johnson dhe partnerja e tij në filmin “San Andreas”, Alexandra Daddario, së bashku me Zac Efron, Kelly Rohrbach, Jon Bass, Ilfenesh Hadera, Priyanka Chopra e Hannibal Buress.
 
bw

Në javën që i paraprin premierës, kalendari ka edhe numrin mbrapsht të ditëve, deri më 26 maj.
 
Filmi ofron një version komik në ekranin e madh të serialit televiziv që nisi në NBC më 1989. Viti i parë nuk pati sukses dhe seriali u anulua, por u kthye më 1991 dhe vazhdoi me sukses për një dekadë të tërë, duke sjellë edhe figura të tjera si Yasmine Bleeth e Pamela Anderson.

[gallery]20563[/gallery]

d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare