​Parlamenti i Katalunjës voton
pro referendumit për pavarësi

​Parlamenti i Katalunjës voton<br />pro referendumit për pavarësi
Parlamenti i Katalunjës ka votuar ditën e sotme me 72 vota pro, 60 kundër dhe 3 abstenime për tu mbajtur një referendum në 1 tetor për pavarësinë nga Spanja.
 
Rajoni i pasur verilindor prej kohësh kërkon të shkëputet nga Spanja dhe të jetë një republikë më vete.
 
Gjatë seancës parlamentare së sotme grupe protestuesish pro dhe kundër pavarësisë u mblodhën jashtë parlamentit.
 
Presidenti katalanas Carles Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë katalanas janë shprehur se do ta nënshkruajnë menjëherë këtë projektligj që i hap rrugën referendumit për pavarësi.
 
Katalunja, është një rajon në verilindje të Spanjës me një popullsi prej 7.5 milionë banorësh me gjuhën dhe kulturën e vet, zë rreth një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës dhe ka kompetenca të rëndësishme mbi çështje të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe mirëqenia sociale, por rënia ekonomike e Spanjës dhe një perceptim se rajoni paguan më shumë taksa se sa merr në investime kanë ndihmuar zërat që lobojnë për pavarësinë e rajonit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje