​Parlamenti i Parë Rural, Ruçi:
Dinamikë e re bashkëpunimi

​Parlamenti i Parë Rural, Ruçi:<br />Dinamikë e re bashkëpunimi
Po zhvillohet këtë të shtunë në sallën e seancave plenare sesioni përmbyllës i Parlamentit të parë rural. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa të pranishëm janë edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana vlahutin, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. 

Në fjalën e tij, Ruçi iu tha të pranishmëve në sallë se prioritetet e punës së tyre përkojnë me programin e qeverisë së re, ndaj dhe sipas tij, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do ta ketë këtë çështje në qendër të vëmendjes për një vlerësim të vazhueshëm mbi rezultatet e punës.

Më tej, ai vlerësoi idenë e centralizimit të parlamentit rurak, duke shtuar se kjo do të krijojë një dinamikë të re bashkëpunimi.

“Prioritetet e punës suaj përkojnë edhe me programin e qeverisë së re, ndaj dhe Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, Mjedisit dhe Tregtisë, i cili ndodhet sot i ftuar në këtë aktivitet, shpreh besimin se do ta ketë këtë në qendër të vëmendjes për një vlerësim të vazhdueshëm mbi rezultatet e saj. M’u duke me shume interes edhe ideja centralizimit të parlamentit rural. Kjo do të krijojë një dinamikë të re duke nxitur bashkëpunimin sipas prioriteteve të vendit, për një zhvillim më të mirë. Unë inkurajoj edhe njëherë edhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Korçës, agjencitë, që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë të bëhen pjesë e kësaj liste”, tha Ruçi.

Parlamenti i Parë Rural Shqiptar përfaqëson një platformë ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. Eventi është një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural i përbërë nga njëzet e dy organizata lokale të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me rreth 300 pjesëmarrës. Ai synon të sjellë së bashku një rang të gjerë aktorësh rural me qëllim përshpejtimin e axhendës së zhvillimit rural në Shqipëri përmes një qasje nga ‘poshtë-lart’, gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin