​Patos, Selami: Koalicionin me PS
e vendos Këshilli Kombëta

​Patos, Selami: Koalicionin me PS<br />e vendos Këshilli Kombëta
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami vijon takimet me demokratët në Patos.

Ai foli për sa i përket një koalicioni të mundshëm me partinë socialiste,ku u shpreh se nuk është ai që do ta vendosi, në rast se do të zgjidhet kryetar i PD-së, por do të jetë vendimi i përgjithshëm nëpërmjet një votimi të fshehtë.
 
“Do të mbledh këshillin kombëtar minimumi, por për këtë gjë unë do të kërkoj edhe mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, do të mblidhemi atje do të kemi debat minimumi një ditëm, do të shprehim mendimet të gjithë, dhe më pas do ti nënshtrohemi një votimi të fshehtë, dhe unë si kryetar i PD-së do ti bindem vendimit”, tha Selami.
 
I pyetur nga një anëtarë i PD në Patos se pse kandidon për kryetar partie kur e ka braktisur atë, ai u shpreh se nuk ka pse jep shpjegime sepse është në familjen e vet, dhe se shpirtërisht ka qenë gjithmonë me Pd
 
“Kur jam rikthyer për në Shqipëri, Shqipëria ishte në gjendje kolapsi, jeta ime ishte e pa garantuar, por asnjëherë nuk jam larguar shpirtërisht nga partia demokratike, nuk dhashë dorëheqjen dhe nuk ika në asnjë parti tjetër, unë këtu jam në shtëpinë time dhe nuk kam pse jap shpjegime”, tha Selami.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur