​Patozi batutë Bashës: Po nëse
deputeti shet mandatin sa dënohet?

​Patozi batutë Bashës: Po nëse<br />deputeti shet mandatin sa dënohet?
TIRANË-“Po deputetët që shesin mandatin sa do dënohen?”

Kjo pyetje i është drejtuar kryetari të PD, Lulzim Bashës nga deputeti Astrit Patozi gjatë mbledhjes së grupit, para nisjes së seancës parlamentare, mëson Shqiptarja.com.

Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg.
Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota?
E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi
”, ka thënë me batutë Patozi, ndërsa PD propozoi që shitblerja e votës të dënohet me 1 deri në 7 vite burg.

Më pas Komisioni i Ligjeve miratoi që blerësi i votës të dënohet nga 1-5 vjet burg, ndërsa votuesi, ai që shet votën nga 1-4 vjet burg.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat