​PD në gjumë, shtyhen protestat
e planifikuara në jana

​PD në gjumë, shtyhen protestat<br />e planifikuara në jana
Partia Demokratike nuk ka një strategji politike as për muajit e parë të vitit 2017. Aksioni politik i subjektit më i madh në opozitë, ashtu sikurse gjatë tre viteve të fundit, duket se do të bazohet tek spontaniteti, konferencat e shtypit, alibia e një humbjeje të paralajmëruar si dhe tek një iluzion për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat, një grup deputetësh i kërkuan kryetarit Lulzim Basha që të nisnin me urgjencë përgatitjet për zgjedhjet e 18 Qershorit, duket u fokusuar tek garancitë zgjedhore, por java e parë e janarit e ka gjetur opozitën në një gjumë të rëndë dimëror.

Po gjatë muajit janar, Partia Demokratike pati planifikuar dhe paralajmëruar protesta masive dhe bojkot të parlamentit, me qëllim për të maksimalizuar presionin ndaj shumicës në pushtet para zgjedhjeve, por gjithçka mbetet në kufijtë e retorikës politike. Në një kohë kur baza ishte udhëzuar për t’u mobilizuar për protesta në muajin janar, një pjesë e deputetëve vijojnë pushimet e gjata, brenda dhe jashtë vendit.

I gjithë veprimi opozitar, në ditët e para të janarit, konsiston në një deklaratë për shtyp të Grida Dumës, për një 22-vjeçar, i cili u vetëvar në paraburgim. Të konstatuar, deputetë të opozitës bënë me dije se, nuk ka asnjë strategji konkretet, asnjë vendim apo udhëzim për qëndrimet dhe lëvizjet politike për ditët, javët dhe muajit në vijim. Po ashtu, nuk ka një datë të caktuar për mbledhjen e grupit parlamentar.

PD pa program
Ndoshta për herë të parë, një parti që pretendon të vijë në pushtet, pesë muaj para zgjedhje, nuk ka një program politik, por vetëm premtime, kostoja e zbatimit të të cilave e tejkalon disa herë buxhetin e shtetit. Në vend të programit, ka një mal me akuza në adresë të qeverisë. Ndërkaq, çorganizimi i strukturave të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, për shkak të shkarkimit të kryetarëve të degëve dhe ristrukturimit të tyre, është ngritur si shqetësim në disa nga mbledhjet e grupit parlamentar të PD.

Mesazhet çorientuese
Disa mesazhe të drejtuesve të Partisë Demokratike kanë çorientuar bazën e partisë. Gjatë dy viteve të fundit, lidershipi i opozitës ushqeu shpresën për një aleancë të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e bërë elektoratin që të ëndërronte për një rikthim të shpejtë në pushtet, pa organizim dhe program të besueshëm. Kur LSI dha sinjale të qarta për pamundësinë e një aleance të tillë, kryetari i PD dha kushtrimin se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Por me rënie e kërkesës për largimin e kryeministrit, si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfaqësues të opozitës kanë kërcënuar me trazira si në ’97 nëse Partia Demokratike humbet zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ndërkaq, ditët fundit, për shkak të mungesës së konsensusit për reformën zgjedhore, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë nisur të artikulojnë nën zë edhe kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve.

6 humbjet
Partia Demokratike po shkon drejt zgjedhjeve të 2017 me gjashtë humbje radhazi, dy nën drejtimin e Sali Berishës dhe katër nën drejtimin e Lulzim Bashës. PD humbi të gjitha bashkitë e mëdha në zgjedhjet lokale të 2011, ndërsa mori Bashkinë e Tiranës, pasi e humbi me 9 vota, me anë të manovrës së votave në kutinë e gabuar. PD humbi thellë zgjedhjet parlamentare të 2013. Po ashtu, rihumbi zgjedhjet për Bashkinë e Korçës.

Në zgjedhjet lokale të 2015, nën drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike pësoi humbjen më dramatike që nga themelimi i saj, ku diferenca mes dy kampeve u thelluar me 500 mijë vota. Nga 61 bashki, PD humbi 45 të tilla si dhe 98 për qind të këshillave bashkiake. Po ashtu, Partia Demokratike pësoi një humbje të pabesueshme në Bashkinë e Dibrës, ndërsa rihumbi zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës.


Redaksia Online
d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!